Lajm i madh për volejbollin kosovar NULL NULL 21.01.2017 13:33 21.01.2017 13:33 Në asamblenë e 37-të të përgjithshme të Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), është pranuar me formalitet Federata e Volejbollit e Kosovës. Pas pranimit në Federatën Botërore të Volejbollit (FIVB), pranimi në organizatën më të madhe të këtij sporti në kontinentin Evropian ka qenë formalitet i shtyre nga njohja në FIVB. Mirëpo, ndryshe nga mosreagimi i palës serbe në Kongresin e FIVB-së në Buenos Aires, i cili veprim i kishte kushtuar presidentit Nenad Goljanin me largim nga Federata Serbe e Volejbollit, në punimet e asamblesë së përgjithshme të Konfederatës Evropiane (CEV), Serbia përfaqësohej nga ish-volejbollisti Vladimir Gërbiq, i cili ka reaguar me tone të ashpra për idenë që Kosova të jetë pjesë e familjes evropiane të Volejbollit. Protestës së Gërbiq nuk i është bashkuar asnjë delegat tjetër duke i hapur dyert edhe formalisht, Federatës së Volejbollit të Kosovës që të jetë anëtare me të drejta të plota në CEV. Sipas statutit të CEV-it, një Federatë mund të pranohet nëse ajo paraprakisht bëhet anëtare e FIVB-së dhe merr pëlqimin e shumicës së asamblesë së përgjithshme. FVK, pas pranimit në FIVB e kishte shumicën absolute të pëlqimit nga anëtarët e asamblesë së përgjithshme, duke mos e lëkundur fare anëtarësimin e Kosovës si anëtarja e 56-të e CEV-it. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.