Kurti për AAK-në: Zemërimin më të vogël se lakminë NULL NULL 29.08.2016 23:07 29.08.2016 23:07 Deputeti dhe ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë të tij se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është ndalur në rezistencën e saj karshi pushtetit aktual, sepse e ka më të madhe lakminë se sa zemërimin. Kurti, në intervistën dhënë portalit Periskopi.com, thotë se moti kanë paralajmëruar se AAK-ja flirton me pushtetin. “E kemi paralajmëruar qysh herët komunikimin flirtues (të AAK-së) me pushtetin dhe unë besoj që zemërim i udhëheqjes ka qenë më i vogël se sa lakmia, pra zemërimi me gjendjen aktuale ka qenë më i vogël se sa lakmia për pushtet dhe kjo i ka zmbrapsur në rezistencën dhe qëndrueshmërinë e tyre”. Kurti ka deklaruar se “udhëheqësia e AAK-së dhe e Nismës është tepër e qetë për të qenë e brengosur”. Ai u ka bërë thirrje “të gjithë qytetarëve të Republikës, përfshirë anëtarësinë e AAK-së dhe Nismës, që të jenë me një shtator në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe ‘Ibrahim Rugova’”. “Vetëm duke pasur Republikë mund të jemi qytetarë dhe një shtatori është data vendimtare për këtë gjë, protestat në të kaluarën nuk kanë kuptim pa u pasura me protestën e një shtatorit”, ka thënë pos tjerash Kurti, njofton Klan Kosova. Intervistën e plotë të tij mund ta ndiqni në Periskopi.com. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 11 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 18 minuta më parë