Kthehen maskat në Pejë, plaçkisin biznesmenin nga Prishtina NULL NULL 12.12.2015 08:20 12.12.2015 08:20 Në grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në qytetin e Pejës ku një person i maskuar ka shkrepur një breshër kallashnikovi në drejtim të një automjeti ku aty ishin disa biznesmenë nga Prishtina. Rasti ka ndodhur vetëm një kilometër larg stacionit të Policisë në Pejë. Njëri prej viktimave, biznesmeni Agim Bajrami rrëfen për “Zeri.info” tmerrin që përjetoi derisa ky person gjuajti me armë zjarri dhe plaçkiti atë dhe shokun e tij, Mehdi Brajshorin. Nga ana tjetër, Policia e Kosovës konfirmon rastin në fjalë por nuk jep detaje shtesë. “Unë isha në kamion së bashku me shoferin 1 kilometër larg policisë të stacionit të Pejës. Në automjetin tonë të tipit “Mercedes” kemi pas mall prej Turqisë të cilin e kemi transportuar në këtë qytet. Pasi e kemi shpërndarë mallin (tekstilë, metrazh) i kemi marrë paret, duke u nisur për Gjakovë një person i maskuar ka gjuajtur me kallash në drejtim të shoferit dhe timin. Jemi ndal detyrueshëm nën kërcënimin e armës automatike na ka detyruar të shtrihemi në tokë dhe na marrë 3700 euro sa i kemi pasur. Pasi ai iku, pas 20 minutave kanë ardhur dhjetëra policë”, thotë ai. Ndërsa, zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Xhevat Ibraj thotë për “zeri.info” se rasti në fjalë ka të bëjë për një grabitje por pa pasoja në njerëz. “Tani jemi në proces të hetimit dhe nuk mund të flasim më shumë”, ka thënë shkurt ai. /Zëri/