KQZ çon në rinumërim 440 vendvotime NULL NULL 14.11.2017 11:18 14.11.2017 11:18 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur në mbledhjen e sotmë për rinumërimin e plotë të 440 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës. Rinumërimi ka të bëjë me zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe vjen pas vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të këtyre Vendvotimeve.