KQZ certifikon 63 kandidatë dhe decertifikon pesë të tjerë NULL NULL 16.09.2017 13:35 16.09.2017 13:35 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur këtë të shtunë një mbledhje. Aty duke u mbështetur në rekomandimet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, mori 3 vendime, njofton Klan Kosova. Këto vendime janë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për decertifikimin e 5 kandidatëve nga subjekte të ndryshme politike pasi këta kandidatë kanë parashtruar në KQZ kërkesën për tërheqje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e 63 kandidatëve të subjekteve të ndryshme politike, të cilët zëvevdësojnë kandidatët e decertifikuar nga KQZ-ja për shkak të aktgjykimeve të plotëfuqishme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për akreditimin e Grupit të I-rë të vëzhguesve të Zgjedhjeve Lokale. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar në kuadër të këtij grupi është 30. Në mesin e tyre janë edhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian. Me këtë rast, anëtarët e KQZ-së u shprehën të kënaqur që edhe këto zgjedhje do të vëzhgohen nga ky mision. Vëzhgimi i zgjedhjeve, u shprehën anëtarët, ndikon në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në procesin zgjedhor. Sot u miratua edhe raporti i shpenzimeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 11 qershor 2017. Sipas këtij raporti, kostoja e përgjithshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në shumën: 4 milion e 38 mijë e 768 euro. Gjatë diskutimeve në këtë pikë të rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së theksuan se duke u mbështetur në këtë raport, kostoja e zgjedhjeve po shkon duke u zvogëluar, gjë që është një trend pozitiv.