Kosovarët nuk i ndalin pushkët në ahengje familjare NULL NULL 05.08.2015 10:36 05.08.2015 10:36 ????????????????????????????????????????????????????????? Duket se apeli i disahershëm i policisë për të mos shtënë me armë në ahengjet familjare, nuk i ka penguar kosovarët që t’i manifestrojnë dasmat me zakone tradicionale, t’i shkrepin armët e tyre edhe në gëzime. Raporti 24 orësh i policisë, ka regjistruar dy raste të të shtënave me armë në organizime festive familjare. Njëri ka ndodhur në fshatin Fortesë në Komunën e Rahovecit, i cili ka shtënë 7 herë me armën e tij të llojit Ekol. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Edhe një tjetër e shtënë me armë në një aheng familjar ka ndodhur në fshatin Suharekë, ku i dyshuari me kërkesë të policisë e ka dorëzuar armën Ekol Jackal Dual Compact 900 me karikator dhe me tre fishekë. Rasti ka vazhduar me procedurë të rregullt.