Klodian Duro, trajner i ri i Kukësit NULL NULL 24.11.2015 17:49 24.11.2015 17:49 Skuadra e Kukësit e ka një trajner të ri në stolin e saj dhe ai është Klodian Duro. Ish lojtari i Kombëtares shqiptare është zgjedhur për të drejtuar skuadrën verilindore pas shkarkimit nga kjo detyrë të trajnerit Marcello Troisi, transmeton Klan Kosova. Humbja e djeshme ndaj Teutës në transfertë tregoi se Kukësi nuk është më skuadra që lufton për titullin kampion, çka ka detyruar presidentin Safet Gjici që të lëviz përpara se të jetë shumë vonë. Një bast mund të konsiderohet për Gjiçin përzgjedhja e Duros në stolin e skuadrës, për shkak se ai është ende një trajner i ri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 15/03/2024