Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo është data që përfaqësuesit e partive politike preferojnë për zgjedhjet lokale

NULL NULL
21.06.2017 09:41

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbledhur përfaqësuesit e subjekteve politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale në vend, njofton Klan Kosova.

Gjatë këtij takimi nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, tha që data e zgjedhjeve lokale të jetë datë brenda kornizave ligjore të Kushtetutës.

“Zgjedhjet lokale kanë fushatë 30 ditëshe, kjo na bënë të mendojmë për një afat që nuk na lejon të ngutemi. Për çdo afat brenda Kushtetutes në do të jemi në pajtim”, ka thënë Ismali.

Ndërsa Agim Bahtiri nga radhët e AKR-së dhe Ismajl Kurteshi nga Vetëvendosje janë pajtuar që data 22 tetori të jetë data kur sipas tyre do të duhej të mbaheshin zgjedhjet lokale.

“Dëshiroj të jetë 22 tetori data e zgjedhjeve loakale”.

“Kam një sugjerim për Dakën që për zgjedhjet e ardhshme t’i mësojë qytetarët si të votojnë pasi këtë vit ka pasur një numër të madh të votave që kanë qenë të pavlefshme”, ka thënë Kurteshi.

“Edhe unë propozoj që zgjedhjet të mbahen më 22 tetor pasi mendoj që edhe zgjedhjet lokale do të shkojnë në një proces të mbarë”, ka thënë Bahtiri.

Këtë datë e përkrahën edhe përfaqësuesit e partive politike si LDK AAK dhe NISMA.

 

 

 

 

lajme të ngjashme