Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kadaj-Bujupi: Bashkë me PDK e LDK për përgjime po heshtë edhe AAK-ja

NULL NULL
16.08.2016 14:30

Lëvizja Vetëvendosje po mban një konferencë për media ku po flasin për përgjimet e fundit të bisedave të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe shumë zyrtarëve të tjerë.

Deputetja e këtij subjekti politik, Donika Kadaj – Bujupi, ka kritikuar rëndë partinë që qeverisë me PDK-në por edhe vet partinë ku ishte deri pak muaj më parë, atë të Ramush Hardinajt.

“Kryekrimineli është president, kemi një qëndrim të LDK-së që është i turpshëm në vend që LDK-ja të distancohet nga këto skena krimi ata dalin me deklarata se Thaçi është president i shkëlqyer”.

“PDK dhe Pronto po marrin në heshtje përkrahjen e LDK-së”.

“As AAK-ja nuk ka dal me deklarata e kjo është një konfirmim i bashkëpunimit të fshehtë. LDK e AAK me qëllim të mbajtjes së pushtetit po vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur”.

“Ka ardh momenti i fundit që LDK-ja ta prish koalicionin e AAK-ja të distancohet”.

lajme të ngjashme