Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ka datë skadence jastëku i gjumit?

NULL NULL
30.08.2016 22:30

Nëse bëni pjesë në ata njerëz që mendojnë se datë skadence kanë vetëm ushqimet, atëherë me siguri që ky lajm nuk do ju pëlqejë.

Shumë nga ato që përdorim në përditshmëri duhet t’i ndryshojmë në një kohë të caktuar, edhe kur nuk shfaqin shenja prishjeje, erë apo njolla të ndryshme. Kështu ndodh edhe me jastëkun tonë të preferuar. Ja kur “skadon” ai.

Shumë prej nesh nuk mund të flenë rehat pa jastëkun e tyre të preferuar dhe shpesh herë për shkak të kësaj neglizhohet edhe larja e tij. Për të mos folur për ndërrimin. Por specialistët e higjienës këmbëngulin: “Jastëkët e përbërë nga material që nuk lahen duhen ndërruar çdo vit. Gjumi në jastëkë me pluhur të mbledhur prej vitesh dhe mikrobe mund të shkaktojë akne, puçrra, njolla në lëkurë, alergji, ose të nxisë përkeqësimet e atyre që vuajnë nga frymëmarrja apo asma. Ndërsa sa i përket jastëkëve që lahen, rekomandohet të lahen në 60 gradë dhe më pas të hekurosen.

lajme të ngjashme