9:29, 13 Shtator 2015

Spektakli i talenteve “The Voice of Albania” tashmë do të ketë një trajnere të rë.

Jonida Maliqi do ti bashkohet grupit të trajnerëve Alma Bektashi, Genc Salihu dhe Sidrit Bejleri.

Maliqi e ka konfirmuar këtë përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram duke u shprehur se është shumë e lumtur për këtë përgjegjësi të re në karrierën e saj.

“Ndihem e nderuar dhe e emocionuar njëkohësisht që do të jem në këtë sezon trajnere përkrahë kolegeve,artisteve dhe stafit të Top Channel në The Voice of Albania. Ju falënderoj të gjithëve për suportin”, ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.

Spektakli që zbulon talentet dhe zërat e rinj në botën e muzikës mbahet për herë të pestë këtë vit.

 

Untitled