Ia sheh sherrin Facebookut NULL NULL 14.05.2015 12:16 14.05.2015 12:16 Policia e Kosovës e ka prangosur një person në Deçan për shkak se ai në profilin e tij në rrjetin social , Facebook kishte postuar një foto me dy armë. Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pushke NN kal. NN, një pushkë gjysmë automatike e cal.7.62 mm, një karikator i të njëjtës armë si dhe 10 fishekë cal.7.62 mm. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.