Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti premton 50 milionë investime në aparatura të QKUK-së

NULL NULL
07.06.2017 10:52

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka bërë vizitë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Institutin e Onkologjisë në QKUK.

Ai është njoftuar me kushtet e dy klinikave ku dhe ka premtuar 50 milionë euro investime në aparatura, njofton Klan Kosova.

Hoti po ashtu ka ripërsëriture premtimin për sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.

Më tej ka thënë se kur të vjen në Qeveri do të bëjë politika që t’i nxis mjekët që të mos shkojnë e të punojnë nëpër klinika private por që të nxiten që punën e tyre ta bëjnë vetëm në QKUK.

Dhe kjo sipas Hotit mund të bëhet me rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve.

lajme të ngjashme