Gjilani dërgon kontigjentin e parë me ndihma në Shqipëri NULL NULL 06.12.2017 15:13 06.12.2017 15:13 Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sot kanë nisur kontigjentin e parë të ndihmave për në Shqipëri, në zonat më të dëmtuara nga reshjet e fundit në jug të vendit. Në pikën kufitare në Vërmivë, kishin dalur sot edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemail Minxhozi, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani dhe drejtori i Emergjencave, Ensar Kadriu, të cilët kanë përcjellur këtë kontigjent për në destinacionin e caktuar. Ramadani ka thënë se ky kontigjent i ndihmave të ndryshme është bërë i mundur falë edhe angazhimit konkret të bizneseve dhe fermerëve gjilanas, të cilat kanë mbështetur menjëherë këtë aksion. “Duke marrë parasyshë që krahas shumë nevojave për të cilat kanë banorët e viseve më të dëmtuara të jugut të Shqipërisë, ne kemi organizuar grumbullimin e ushqimeve të koncentruara për kafshë dhe sot nga Gjilani po dërgohet një kontigjent prej rreth 14 tonelatash ushqim për kafshë, ndërsa Komuna të tjera kanë mbledhur ushqime dhe veshëmbathje për qytetarë, e kështu me radhë”. Ai ka paralajmëruar që kjo iniciativë do të vazhdoj edhe më tutje sepse në këtë fazë emergjente këto ndihma janë jashtzakonisht të nevojshme për blegtorët e Fierit dhe Vlorës, njofton Klan Kosova. Ndërsa Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndërmarrë këto hapa të mbështetjes për qytetarët të cilët janë të përfshirë nga vërshimet në Vlorë, Fier, në qytete dhe vendbanime të tjera. Ai ka thënë se janë kontigjente nga Gjilani, Peja, Malisheva, Vitia, Prizreni dhe qytete të tjera me gjithsej 15 maune me ngrakesë që po shkojnë drejtë Shqipërisë, gjithashtu ka bërë të ditur që është duke vazhduar ky aksion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë