Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilan, raste të dhunës familjare

NULL NULL
05.11.2015 23:28

Në “Kosova Direkt” në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova i ftuar për të folur  rreth gjendjes së sigurisë në Gjilan dhe disa incidenteve të fundit ishte zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se pavarësisht disa rasteve të fundit që kryesisht kanë të bëjnë me dhunën familjare, Gjilani njihet si një qytet i qetë nga ana e sigurisë.

“Është rajon i qetë në mesin e të gjitha komunave”.

“Janë raste të izoluara dhe kjo nuk mund të ndikojë në sigurinë e përgjithshme”.

Hashani ka treguar për një rast të dhunës familjare duke e shpjeguar atë më detajisht.

“Policia është informuar se në një veturë në lëvizje një çift kanë filluar një fjalojse më të ashpër”.

“Burri e ka goditur bashkëshorten pasi kjo e fundit  ka tentuar të dalë nga vetura të kërkojë ndihmë ku besohet se bashkëshorti e ka shtyer gruan e tij jashtë veturës duke i shkaktuar edhe lëndime”.

Hashani ka bërë të ditur se  bashkëshortja pasi ka kërkuar ndihmën e mjekut është kthyer në shtëpi ndërsa gjendja e saj është e mirë ndërsa për bashkëshortin është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit ka treguar edhe një rast tjetër të dhunës familjare në këtë rajon por që këtu viktimë është një burrë.

“Policia ka pranuar një informatë se një femër i ka dërguar disa mesazhe në telefonin e  një burri me të cilin besohet se ishte në lidhje”.

“Prokurori i shtetit ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë, rasti është dërguar në prokurori e më pas në gjykatë”.

Ai gjithashtu ka folur edhe për një rast tjetër, atë të dyshimit nëse në Trepezë kishte ndodhur një vetëvrasje apo vrasje.

“Njësitet e hetimeve rajonale kanë dalë në vend të ngjarjes në Trepezë ku trupi i pajetë i viktimës femër është dërguar në obduksion dhe sipas raportit kanë dalë fakti se rasti mund të jetë vrasje e jo vetëvrasje”.

“Pasi janë mbledhur provat është gjetur që ka qenë vrasje por aksidentale”.

“Besohet se vëllau aksidentalisht ka shkrepur armën”.

“I dyshuari është ndalur për 48 orë ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake ka ndaluar të dyshuarin për 1 muaj paraburgim”.

Hashani në fund edhe njëherë ka bërë të ditur se në qytetin e Gjilanit situata në aspektin e sigurisë është kryesisht e qetë dhe nuk ka telashe të shumta.

 

lajme të ngjashme