Gjilan: Qëllohet një person me armë zjarri, arrestohet i dyshuari NULL NULL 01.11.2015 12:55 01.11.2015 12:55 Dje rreth orës 14:40 një person ishte qëlluar me armë zjarri në qendër të Gjilanit, shkruan rajonipress. Policia ka bërë të ditur se me të marrë lajmin patrullat policore i janë përgjigjur rastit ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Spitalore Emergjente në Gjilan. I dyshuar për këtë rast në vendin e ngjarjes është vënë nën kontroll si dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. “Është bërë sigurimi, në vendngjarje si dëshmi materiale janë marrë dhe sekuestruar disa mostra gjaku, një armë e llojit pistoletë Crvena Zastava 7.65 mm model 70, prodhim jugosllav, me të cilën besohet se është kryer vepra penale” ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani për rajonipress. Viktima pas tretmanit mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan është dërguar për në QKU-Prishtinë. Motivet e incidentit besohet të jenë disa mosmarrëveshje në mes të personave të involvuar në incident ndërsa viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete. “Me vendim të Prokurorit të shtetit rasti është klasifikuar si “Vrasje në Tentativë”, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve” ka bërë të ditur Hashani.