Gecaj: Kemi 19 kërkesa për komuna të reja, do t’i shqyrtojmë NULL NULL 02.03.2016 18:16 02.03.2016 18:16 Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se marrëveshja politike me Listën Serbe për bashkëqeverisje nuk ka përfshirë formimin e komunave të reja. Gecaj ka thënë se ka rreth 19 kërkesa për komuna të reja, edhe nga vendbanimet me shumicë shqiptare, njofton Klan Kosova. “Ne me Listën Serbe kemi pasur një marrëveshje politike që në fillim dhe partitë tjera nga minoritetet janë bashkuar marrëveshjes së koalicionit me PDK-në, ku Isa Mustafa do të jetë kryeministër dhe Hashim Thaçi, president”. “Në Kosovë ka komuna me shumicë serbe jo komuna serbe ato janë brenda Republikës së Kosovës”. “Unë kam menduar se kemi 24 kërkesa për komuna të reja, por kemi 19 kërkesa për komuna të reja në kuadër të këtyre kërkesave kemi pasur kërkesa nga vendbanimet ku shumica janë shqiptare, ku shumica janë serbë, kemi pasur aty ku janë goranë”. Ai ka theksuar se strategjia e qeverisjes lokale do të jetë bazë mbi të cilën do të vazhdohet dhe se do të ketë një studim fizibilitetit për funksionimin e këtyre komunave. “Sivjet kemi aprovuar strategjinë 10 vjeçare për qeverisje lokale, ku janë parapa pesë objektivat strategjike”. “Në fillim do të punojmë me inftrastrukturën logjike, do të kemi një studim fizibiliteti për të parë si po funksionojnë këto komuna. Ne në vazhdimësi duhet të ndajmë mjete shtesë për komunat siç është Kllokoti për shembull”. klankosova.tv