Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Florim Isufi: S’kam qenë dhe s’jam i afërt me asnjë parti

NULL NULL
29.08.2016 22:50

Gjeografi Florim Isufi, i cili është një nga ekspertët që e kundërshton formën e tanishme të Demarkonit me Malin e Zi, ka dërguar një deklaratë për media, ku reagon ndaj mënyrës se si është përmendur emri i tij në emisionin Zona B në Klan Kosova me mysafir Tomor Çela.

“Me vonës u kyça në emisionin Zona B tek Baton Haxhiu, tek i cili në disa kontekste u përmend emri i im. Pa marrë parasysh se kush ishte mysafir në emision, diçka ishte interesante dhe e pa argumentuar. Unë me përgjegjësi morale dhe intelektuale deklaroj se asnjëherë pas vitit 1999 nuk kam qen i lidhur me asnjë parti politike të Kosovës e as tash”, ka shkruar Isufi në reagimin e tij.

“Nuk konsideroj që është morale dhe njerëzore etiketimi i emrit tim si i afërt i pozitës apo opozitës. Edhe pse jam njëri i kujdesshëm dhe parimor ndaj mos angazhimeve politike, përkundër lakimit të emrit tim në kontekst negativ prapë nuk pres kërkim falje”.

“Kam qenë jam dhe do të jem gjithnjë në ofrimin e njohurive shkencore për dobi të çdo kujt. Për pjesën tjetër do të deklarohem pasi të shoh të kompletuar emisionin”.

klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme