Eskpertët sqarojnë faktorët që vrasin jetën seksuale NULL NULL 30.08.2016 23:00 30.08.2016 23:00 Unfulfilled Ka shumë faktorë që mund të determinojnë negativisht jetën seksuale, por ajo çfarë e vret në tërësi libidonë mashkullore (dëshirën për marrëdhënie seksuale) është stresi, sidomos stresi që vjen nga puna. Sipas ekspertit të se seksologjisë, Scott Gledhill, puna e tepruar dhe dëshira për arritje sa më të mëdha në punë, rezultojnë me më pak seks dhe një periudhë e gjatë e jetës në këto rrethana krijon stres të vazhdueshëm, çka ndikon në zbehjen e libidosë, njofton Klan Kosova. Problemet më të mëdha thotë mjeku fillojnë qysh në moshën 30 vjeçare dhe vazhdojnë duke u rritur deri tek mosha 70 vjeçare. Mjeku thotë se ka shumë pacientë që i kontrollon për këtë problem – mungesë dëshire dhe ereksionit – dhe nga ekzaminimet e bëra gati 90 për qind e pacientëve kanë të njëjtat telashe – stresi i madh nga puna. Mungesa e libidosë dhe ereksioni i çrregullt, sipas mjekut ka efekt domino, sepse ndikon edhe në përformancat e tjera në jetën e një mashkulli. Nëse jeta seksuale nuk është në rregull, ajo përcjellët me dëshpërim fillimisht, e më pas edhe depresion i fazave të ndryshme. Por, sipas Gledhill, nuk është vetëm aspekti emocional që preket, por edhe ai fizik. Nga shumë studime të bëra marrëdhëniet e shëndosha seksuale ndihmojnë edhe në të qenit fizikisht i shëndetshëm. “Seksi është i mirë për ne në të gjitha format e mundshme, pas të gjithave, ai është edhe ushtrim. Po ashtu funksione të tjera të seksit janë, lirimi i stresit dhe ndihmon në rritjen e vetëbesimit tek një mashkull”, thotë Gledhill për National Post, përcjellë Klan Kosova. Pra, në çoftë se jeni në një pikë jo të dëshiruar në karrierën tuaj, dijeni se aktiviteti seksual është një nga mënyrat më të mira për t’ju relaksuar, liruar stresin dhe të menduarit më kthjellët. Porosia e mjekut është që të bëhet seks së paku dy herë në javë, nëse më shpesh nuk janë mundësitë. Ndërsa ata që kanë seks më pak se një herë në muaj, sipas ekspertit, me t’i mbushur të 30-tat, do futen në faza depresive dhe shëndet më të dobët. “Seksi është ndër të paktat gjëra, që të kënaqë dhe të bënë mirë po ashtu”, thotë seksologu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024