Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E vjedhin veturën, më pas gjuajnë me armë ndaj policisë

NULL NULL
09.12.2015 10:52

Persona të panjohur dje kanë hyrë në një shtëpi në lagjen Qëndresa të Prishtinës me ç`rast kanë vjedhur gjësende të ndryshme shtëpiake si dhe një veturë.

Policia njofton se kanë lokalizuar vendin ku ishte vetura e vjedhur pronë e ankuesit, me ç’rast kanë arritur ta arrestojnë një të dyshuar mashkull, ndërsa tre të tjerë kanë arritur që të largohen në drejtim të panjohur.

” Gjatë arratisjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja e një fishek, të kalibrit të panjohur” bën të ditur policia.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar  në mbajtje, ndërsa personat e dyshuar që kanë ikur  nga vendi i ngjarjes janë te njohur për policinë, transmeton Klan Kosova.

 

 

lajme të ngjashme