Dy të plagosur në Fushë – Kosovë NULL NULL 11.12.2015 12:35 11.12.2015 12:35 Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, bënë të ditur se është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë pasi që i njëjti ka sulmuar me kondak të revoles një burrë tjetër. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i dyshuari e ka dorëzuar vetë një armë me një karikator që dyshohet se është përdorë për këtë rast. Ende nuk dihet shkaku që ka ardhur deri tek ky incident, por i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në këtë raport të policisë shkruan gjithashtu se një plagosje tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë. Kjo gjë ka ndodhur në oborrin e një shkolle, ku gjashtë të dyshuar pas një mosmarrëveshje janë rrahur e me çrast është therrur me thikë një nxënës. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore por tashmë ëhstë jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me këtë rast janë intervistuar të gjithë të dyshuarit kurse dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.