Charlie-Sheen
23:00, 11 Janar 2017

Aktori Charlie Sheen ka treguar se përdorimi i hormonit të testoteronit ka bërë që ai të ketë sjellje të ashpër, pasi ai ishte përjashtuar nga seriali “Two and a Half Men” në vitin 2011.

Aktori 51 vjeçar ka treguar se ishte pikërisht përdorimi i terapisë, pasi që ai ishte diagnostifikuar me virusin e SIDËS, që kishte reflektuar në shumë intervista të ashpra, e madje edhe në deklaratën e tij që ka “gjak tigri”.

“Është qesharake t’i shohësh këto intervista, po aq sa nganjëherë është jo e këndshme. Shpesh i bëj pyetje vetes se çfarë po mendoja në atë kohë”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Edhpese tash, Sheen është në një gjendje më të mirë emocionale, ai nuk e mohon se kishte përdor drogë aq shumë, sa që vështirë se dikush do t’i mbijetonte.

Aktori që kishte pranuar publikisht se ishte diagnostifikuar me sëmundjen e SIDËS në muajin nëntor 2015, ka treguar se ditën që e ka kuptuar këtë lajm, ka dashur ta mbysë veten.

“Ditën që e kuptova këtë lajm, doja ta mbysja veten. Por, pranë meje ishte edhe nëna ime, dhe nuk do të mund ta bëja një gjë të tillë para saj. Në ndërkohë, dikush në spital erdhi dhe më dha një mori barnash dhe më tha “shko në shtëpi tani sepse do të jetosh”, ka rrëfyer aktori për këtë eksperiencë.

Aktori aktualisht është në një trajtim eksperimental për sidën, derisa pas një kohe shumë të gjatë, është shfaqur në një film të ri, që do të shfaqet këtë muaj.

Interesante