Ceremonitë me rastin e vdekjes së Ramiz Kelmendit NULL NULL 12.01.2017 00:17 12.01.2017 00:17 Tashmë janë të bërë të ditura ceremonitë dhe aktivitetet që do të zhvillohen për të nderuar jetën dhe veprën e tashmë të ndjerit, gazetarit dhe shkrimtarit të njohur, Ramiz Kelmendi. “Në orën 10:30 fillojnë homazhet në Teatrin Kombëtar, në orën 12:30 në të njëjtin vend mbahet mbledhja komemorative dhe në orën 14:00 bëhet varrimi në varrezat e Prishtinës”, ka shkruar nipi i të ndjerit, gazetari Adriatik Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova. Shkrimtari, publicisti e doajeni i gazetarisë, Ramiz Kelmendi ka vdekur në moshën 86 vjeçare.