Atentat në superstradën Lezhë-Tiranë, plagoset 35-vjeçari NULL NULL 30.08.2016 22:57 30.08.2016 22:57 Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur “Rotonda” dhe ku pre e plumbave ka rënë shtetasi me inicialet T.K, banues në Shkodër. Forcat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shoqërimin e tij në spitalin e Lezhës, ndërsa janë ngritur edhe postoblloqe për kapjen e autorëve. Në kuadër të hetimeve të deritanishme për dokumentimin e ngjarjes është bërë shoqërimi i disa personave për t’u marrë në pyetje, shtojnë burimet./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.