Arrestohet pasi u drejtoi revolen zyrtarëve policor NULL NULL 12.06.2016 14:39 12.06.2016 14:39 Në fshatin Bishtazhin të Gjakovës është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi i njëjti është ndaluar në një pikë kontrolli dhe nga brezi ka nxjerrë revolen dhe u ka drejtuar zyrtarëve policor. Në raportin e Policisë thuhet se policët kanë reaguar në mënyrë të shpejt dhe të sigurt duke i larguar revolen nga dora dhe çdo gjë ka kaluar pa pasoja. Është bastisur shtëpia e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një Pistoletë 7.65mm me pesë fishek, një pushkë gjuetie GAO Univerzal USSA me katër fishek 12mm dhe 23 fishek 7.62 &7.62 x 39mm, transmeton Klan Kosova. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.