Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person për kultivim të narkotikëve

NULL NULL
04.08.2015 15:44

Sot, rreth orës 10:00, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Graçanicës, bazuar në informatën se në një pronë private ishin kultivuar bimë narkotike.

Gjatë operacionit policor është kontrolluar një shtëpi dhe lokale përcjellëse të saj, me ç’rast janë gjetur tkultivuara 35 bimë të dyshuara të llojit kanabis si dhe ka arrestuar  të dyshuarin M. A.  lindur me 1991.

Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale:1 armë revole VIZOR 50 kal.7.65, 1 karikator i revoles me 5 fishekë 7.65 mm, 7 fishekë 7.65 mm, 2 fishekë 7.62,  sasi me substancë të dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë 5.7 gramë,sasi e dyshuar e farave të Kanabisit me peshë 46.9 gramë,  18 qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për mbushje të narkotikëve dhe një foli që shërben për mbështjellje të narkotikëve.

Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent, ku i dyshuari është intervistuar si dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

lajme të ngjashme