Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadorja holandeze: Mjaft me ndarje, bashkohuni për integrimet evropiane

NULL NULL
03.11.2017 11:16

Ambasadorja e Holandes në Kosovë, Gerrie Willems, ka ftuar partite politike të Kosovës që të bashkohen në Kuvend për të mirën e shtetit,  për t`i  kryer detyrat e tyre karshi integrimeve evropiane, njofton Klan Kosova.

Ajo ka thënë në prani të shumë deputetëve nga pozita e opozita që t`i lënë anash inatet politike.

Diplomatja holandeze njëherit i ka bërë thirrje edhe Qeverisë që t`i kryejë detyrat e saj shtetërore sa i përket këtij procesi.

Këto komente ajo i bëri në tryezën “Procesi i integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova? e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, njofton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme