8:51, 5 Korrik 2016

Deputetja e LDK-së, Alma Lama do të jetë ambasadorja e ardhshme e Kosovës në Itali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

“Në Itali do të kemi një ambasadore të shkëlqyeshme. Një intelektuale, deputete që ka njohuri të thella për vendin e saj, njohëse të thellë të ekonomisë dhe kulturës italiane, të Vatikanit dhe Maltës. Asgjë më shumë, veç se do të vazhdojmë të mburremi me ambasadoren e ardhshme, Alma Lama”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Interesante