Alicia Keys ka një shpjegim për paraqitjet pa grim (FOTO) NULL NULL 30.08.2016 22:20 30.08.2016 22:20 Pasi Alicia Keys, u shfaq në MTV Music Awards 2016 pa grim, shumë njerëz e kanë komentuar atë duke supozuar se ishte kundër kozmetikës në përgjithësi, transmeton Klan Kosova. Të hënën, fituesja e Grammy-it, 35 vjeçarja, ka vendosur të shpjegohet në njëfarë mënyrë përmes llogarisë së saj në Twitter. “Nëse unë kam vendosur të shfaqem pa grim, nuk do të thotë se unë jam anti-kozmetikës”, ka shkruar ajo. Nuk është çudi, pasi që këngëtarja ishte vetëm njëra nga femrat që këtë verë kanë vendosur të dalin pa grim, në mesin e tyre janë edhe Demi Lovato, Jennifer Lopez, Gwyneth Platrow dhe Kaley Cuoco që vendosën të shfaqin bukurinë e tyre natyrore.