8:36, 10 Tetor 2017

Sot do të vazhdojë seanca ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilët akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend të hedhur më 16 dhjetor të vitit 2015.

Në seancën e kaluar, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të Kurtit e Kadaj-Bujupit.

Nëse Kurti refuzon të sillet me detyrim, ai mund edhe të arrestohet.

Lëshimi i kësaj urdhërese erdhi si pasojë e mungesës së këtyre dy të akuzuarve, derisa dy të akuzuarit e tjerë, Albulena Haxhiu e Faton Topalli ishin të pranishëm, shkruan kallxo.com

Në seancë të ftuar në cilësinë e dëshmitarëve ishin deputetët e koalicionit PAN, Blerta Deliu, Flora Brovina e Bekim Haxhiu, njëkohësisht edhe të dëmtuar në këtë proces gjyqësor.

Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.

Interesante