Zyrtarja policore e plagosur, jashtë rrezikut për jetë NULL NULL 11.10.2024 11:05 11.10.2024 11:05 Arkiv: Policia e Kosovës. Një zyrtare policore ka mbetur e plagosur në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë mëngjesin e sotëm. Rasti u konfirmua nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Ndërkaq, Naser Syla, Drejtor i Emergjencës në QKUK ka konfirmuar se një zyrtare policore është pranuar për trajtim në këtë klinikë. “Kemi pranuar një paciente, zyrtare policore, e plagosur me armë zjarri. E njëjta është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Syla për Klan Kosova. IPK-ja nga ana e saj ka njoftuar se zyrtari policor i dyshuar për plagosje, është suspenduar. /Klankosova.tv