Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna me armë zjarri në Laç, policia jep detaje

NULL NULL
09.07.2026 23:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit, ku është vrarë me armë zjarri një 40-vjeçar..

Sipas informacioneve të para nga korrespodenti i RTSH-së, Elvis Hila të shtënat janë regjistruar në lagjen “Erdogan” të qytetit të Laçit, ndërsa 40-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda gjatë transportit për në spital, shkruan rtsh.al, transmeton klankosova.tv.

Menjëherë pas ngjarjes, kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë vendosur kordonin e sigurisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

lajme të ngjashme