Zyrtari i NATO-s në Beograd: Ne nuk e armatosim FSK-në – atë e bën një vend tjetër, dhe ka të drejtë NULL NULL 16.01.2024 18:31 16.01.2024 18:31 Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, gjenerali Giampiero Romano. Foto: Media Qendra, Beograd Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, gjenerali Giampiero Romano, tha sot se NATO-ja nuk ka asnjë lidhje me shitje të armëve për Kosova. Ai tha po ashtu se Aleanca nuk i përkrah Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK). Romano këto komente i bëri në përgjigje të pyetjes së një gazetari rreth asaj se në çfarë mënyre mund të armatoset Kosova, raportojnë mediat serbe, transmeton Klankosova.tv. Gjenerali italian tha se edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se nuk e mbështet shndërrimin e FSK-së në ushtri, teksa shtoi se e mbështet këtë qëndrim dhe deklaroi se “Aleanca nuk ka të bëjë fare me shitjen e paralajmëruar të raketave antitank Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën”. “Kjo nuk bëhet nga NATO, por nga një vend tjetër, i cili ka të drejtë ta bëjë këtë”, tha Romano pas një debati publik mbi konceptin e neutralitetit ushtarak dhe marrëdhëniet midis Serbisë dhe NATO-s në Beograd. Ai shtoi se në anën tjetër duhet theksuar edhe se KFOR-i në territorin e Kosovës i përmbahet mandatit të tij, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se mban qëndrim të paanshëm. /Klankosova.tv