Zyrtarët shëndetësorë: Sulmet ajrore izraelite vrasin 8 persona nga një familje në Rafah NULL NULL 18.04.2024 11:44 18.04.2024 11:44 Palestinezët e zhvendosur strehohen në një kamp në Rafah, Gaza. Foto nga arkiva: Reuters Një sulm ajror izraelit vrau tetë persona nga një familje në Rafah të mërkurën mbrëma, citohen të kenë thënë zyrtarë të spitalit. Sulmi ajror ndodhi në lagjen Al-Salam në pjesën jugore të Rafah, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se tetë të vrarët i përkasin familjes Ayyad, në mesin e të cilëve janë pesë fëmijë.