Zyrtare:Shahid Khan nuk blen Wembleyn NULL NULL 17.10.2018 16:17 17.10.2018 16:17 Biznesmeni Shahid Khan ka tërhequr ofertën e tij për blerjen e ‘Wembley Stadium’ pas një takimi që ka pasur me krerët e futbollit anglez. Federata e Futbollit e Anglisë ka konfirmuar këtë gjë duke thënë se respektojnë vendimin e tij, kurse pranojnë se duhet bërë investime të reja në stadiumet ikonike të Anglisë, njofton Klan Kosova. FA ka falënderuar edhe qeverinë për ndihmën e saj në bisedimet me pakistanezin.