Samuel Chukwueze në Premier League NULL NULL 01.09.2025 23:05 01.09.2025 23:05 Gjiganti italian AC Milan ka konfirmuar largimin e Samuel Chukwueze, i cili transferohet në Premier League te Fulham. Sulmuesi anësor nigerian do të luajë në Londër në formë huazimi, me të drejtë blerjeje përfundimtare në fund të sezonit, transmeton klankosova.tv. Në njoftimin zyrtar, Milani i uroi Chukwueze-s suksese në aventurën e tij të re.