Zyrtare: Ranieri largohet nga Roma, vendim i njëanshëm i klubit NULL NULL 24.04.2026 17:24 24.04.2026 17:24 AS Roma ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me Claudio Ranieri, duke konfirmuar largimin e tij nga roli i “senior advisor”. Sipas komunikatës së klubit verdhekuq, vendimi është marrë në mënyrë të njëanshme nga drejtuesit, të cilët falënderuan Ranierin për kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në klub, transmeton Klankosova.tv. Roma theksoi gjithashtu besimin e plotë në projektin e ri, që lidhet me trajnerin Gian Piero Gasperini. Nga ana tjetër, reagimi i Ranierit nuk vonoi. Italiani falënderoi tifozët e Romës për mbështetjen dhe dashurinë e treguar, duke theksuar se kjo ndjenjë ka qenë gjithmonë reciproke. Ky zhvillim shënon një tjetër ndryshim në strukturën e klubit kryeqytetas, i cili duket i vendosur të vazhdojë me një drejtim të ri sportiv për sezonet e ardhshme.