Zyrtare: Rahoveci përforcohet me amerikanin T.J. Dunans NULL NULL 07.02.2022 18:20 07.02.2022 18:20 Klubi i basketbollit Rahoveci ka njoftuar se ka nënshkruar me amerikanin T.J. Dunans. Këtë e ka bërë të ditur klubi i Rahovecit, përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv. “Klubi ynë ka arritur marrëveshje me amerikanin T.J. Dunans që t’i bashkohet skuadrës sonë për pjesën e mbetur të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit. T.J. Dunans është i gjatë 196 cm dhe falë shpejtësisë së tij ai mund të mbulojë pozitat 1/2/3, ndërsa eksperienca e tij e fundit ishte në elitën çeke, derisa në të kaluarën është paraqitur edhe në kampionatin e Zvicrës, Kanadasë si dhe kolegjit të Auburn në NCAA. Amerikani pritet t’i bashkohet skuadrës qysh sonte.