Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Prishtina përforcohet me Pavle Djuricin

NULL NULL
05.09.2022 17:14

Prishtina ka vazhduar me përforcimet për sezonin e ri, që do të fillojë këtë vikend.

Klubi nga kryeqyteti sot ka njoftuar se ka nënshkruar me Pavle Djurisic, transmeton Klankosova.tv.

“Pavle Djurisic, 22 vjeçar, i gjatë 207cm është lojtari i radhës që i bashkohet Sigal Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Djurisic më parë ka luajtur në ligën e kolegjeve në NCAA me skuadrën Austin Peay Governors për të vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në sezonin e parë si profesionist në Elitën Belge.

Në sezonin 2020/21 luajti për skuadrën nga kryeqyteti belg, Phoenix Brussels ku për 26 ndeshje ka arritur mesatare prej 13.0 pikë dhe 5.7 kërcimesh për ndeshje dhe ishte vlerësuar si lojtari më i dalluar i ekipit.

lajme të ngjashme