Zyrtare: Prishtina godet me snajperistin Devoe Joseph NULL NULL 06.06.2023 11:52 06.06.2023 11:52 Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar me basketbollistin Devoe Joseph. Klubi kryeqytetas këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Brendi më i madh sportiv shqiptar ju njofton se është finalizuar transferimi i shuterit kanadez, me përvojë të madhe në Evropë, e së fundmi edhe në Kosovë, Devoe Joseph, thuhet në njoftim. Joseph, 33 vjeçar ka luajtur në skuadra elitare të shteteve si Turqi, Poloni, Ukrainë, Spanjë, Francë, Mal i Zi, Greqi, Rumani dhe Finlandë. Ai poashtu ka luajtur në ABA Ligë dhe EuroCup me Buduçnostin. Joseph së fundimi ishte pjesë e klubit të Pejës, ku pati një dorë të madhe në triumfin në finale ndaj Trepçës. /Klankosova.tv.