Zyrtare: Prishtina bën goditjen e madhe në sulm NULL NULL 02.09.2022 12:02 02.09.2022 12:02 Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar me Shefit Shefitin. Klubi nga kryeqyteti këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv. “Kryesia e FC Prishtinës nuk e ka mbyllur “kuletën” sa i përket transfereve cilësore në afatin kalimtar të verës. Një nga dëshirat e kësaj vere të trajnerit Ismet Munishi ka qenë edhe sulmuesi i krahut, Shefit Shefiti”, thuhet në njoftim. 24-vjeçari shqiptar nga Tetova e Maqedonisë së Veriut vjen te Prishtina nga skuadra shqiptare Renova e Xhepçishtit, klub i cili është shuar për shkaqe financiare. Shefiti ka luajtur me shumë sukses te Renova duke marrë pjesë me këtë ekip edhe në garat evropiane. Para Renovës, Shefiti ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës për katër edicione derisa i ka fituar edhe dy tituj kampion dhe një Kupë të Maqedonisë së Veriut. Shefiti konsiderohet si futbollist me shumë potencial e vlerat e tij kanë rënë në sy edhe të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit ku vite më parë ka qenë e Kombëtares “kuqezi” (U-21).