Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Marco Asensio në Superligën e Turqisë

NULL NULL
01.09.2025 19:58

Gjigantët francez dhe Marco Asensio ndahen përfundimisht.

Pas dy vitesh jo shumë të suksesshme te “princat”, mesfushori ofensiv spanjoll ka vendosur të rifillojë karrierën e tij në Superligën turke, duke u bashkuar me Fenerbahçen.

29-vjeçar, i ardhur në vitin 2023 nga Real Madrid, nuk arriti të bëhej protagonist nën urdhrat e Luis Enrique. Pas një huazimi pozitiv te Aston Villa, ku spikati me 8 gola dhe 1 asist në 21 ndeshje, spanjolli ka zgjedhur projektin ambicioz të klubit turk.

Fenerbahçe ka zyrtarizuar marrëveshjen: Asensio ka firmosur një kontratë trevjeçare me opsion për një vit tjetër, ndërsa operacioni është mbyllur për një shifër rreth 20 milionë euro.

lajme të ngjashme