Afro gjashtë të lënduar dhe viktima çdo ditë në rrugët e Shqipërisë NULL NULL 28.07.2026 07:23 28.07.2026 07:23 Foto nga TV Klan Çdo ditë në rrugët e Shqipërisë afro gjashtë persona lëndohen ose humbin jetën në aksidente rrugore. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ngjarjet rrugore me pasojë jetën janë rritur me 6.8 % gjatë periudhës janar-qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton tvklan.al, transmeton Klankosova.tv. Tirana mban numrin më të lartë si gjatë qershorit ashtu edhe në 6 muajt e parë të këtij viti. Kjo rritje është reflektuar edhe në urgjencën kombëtare. Sipas INSTAT afro 94% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 35-44 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 28% të numrit total të aksidenteve. E marta shënon edhe ditën me numrin më të lartë të ngjarjeve rrugore, në harkun kohor 19-24 të mbrëmjes.