Zyrtare: Lista Serbe garon në zgjedhjet e 9 shkurtit NULL NULL 11.12.2024 15:10 11.12.2024 15:10 Lista Serbe ka konfirmuar sot se do të jetë pjesë e garës zgjedhore së 9 shkurtit. Kjo parti përmes një njoftimi ka bërë të ditur se e ka dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputet. Në mesin e 48 kandidatëve nga ky subjekt politik shihen Igor Simiq dhe Sllavko Simiq, por aty nuk shihet ish-kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq. Në reagimin e publikuar nga LS-ja thuhet se synimi i tyre është fitimi i 10 vendeve e po ashtu edhe 10 të tjera të parapara për komunitetin serb. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 2 orë më parë