Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuçi: Po e shpallim njëri-tjetrin armik, e Serbia i vazhdon veprimet kundër Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
29.07.2026 23:30

Gurakuç Kuçi nga Instituti Octopus, ka deklaruar në “Edicionin Special” në Klan Kosova se Serbia vazhdon me deklarata dhe veprime të vazhdueshme kundër Kosovës, duke theksuar se kjo nuk është diçka e re.

Sipas tij, Serbia mbetet kërcënimi kryesor për Kosovën, ndërsa vëmendja shpesh po zhvendoset në drejtim të gabuar.

“Nga Serbia deklaratat janë të njëtrajtshme. Nuk ka ndonjë ditë që ata pushojnë pa bërë veprime kundër Kosovës. Thjesht po na humb nga vëmendja se kush është armiku kryesor i yni dhe po e shpallim njëri-tjetrin, pa dashje ose në mënyrë të gabuar. Për ne si Institut Octopus nuk është befasuese, por është diçka që e argumenton se Serbia është ai vend që, në çdo eskalim të situatës, është e gatshme të reagojë kundër Kosovës”, tha Kuçi.

Ai shtoi se Serbia prej kohësh ndjek të njëjtën strategji ndaj Kosovës dhe, sipas tij, ka arritur ta paraqesë veten si palë neutrale në opinionin ndërkombëtar, edhe falë mbështetjes që merr nga Rusia.

lajme të ngjashme