Zyrtare: Jetmir Zeqiri vazhdon kontratën me Prishtinën NULL NULL 30.07.2022 16:16 30.07.2022 16:16 Jetmir Zeqiri ka vazhduar kontratën me klubin e Prishtinës. Zeqiri ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga kryeqyteti, njofton Klankosova.tv. “Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Jetmir Zeqirin, i cili u transferua në vitin 2021 për vazhdim kontrate edhe për 2 sezone”, thuhet në njoftim. Ai kishte paraqitje të shkëlqyeshme me ekipin kryeqytetas dhe me statistika 11.1 pikë dhe 5.7 kërcime në Superligën e Kosovës dhe me 9.3 pikë dhe 4.1 kërcime për ndeshje në BIBL Balkan League. Gjatë ditës së djeshme, Prishtina njoftoi për vazhdimin e kontratës edhe të Muhamed Janjevas.