Zyrtare: Jan Palokaj, lojtari i radhës që rinovon kontratën me Prishtinën NULL NULL 01.08.2022 15:34 01.08.2022 15:34 Prishtina ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën e Jan Palokajt. Basketbollisti 21 vjeçar vendor, vazhdon me skuadrën kryeqytetase edhe për sezonin 2022/23, transmeton Klankosova.tv. Në sezonin e kaluar me Prishtinën luajti me mesatare prej 10 pikë, 4 asiste dhe 4 kërcime për ndeshje në Superligën e Kosovës dhe BIBL. Jani sezonin e kaluar u transferua nga klubi i madh kroat Zara si talent me potencial dhe i cili vazhdon të jetë premtues. Prishtina gjithashtu ka vazhduar kontratën e Jetmir dhe Lejson Zeqirit.