Zyrtare: Edon Zhegrova transferohet te kampionët e Francës (VIDEO) NULL NULL 14.01.2022 20:59 14.01.2022 20:59 Kampioni në fuqi i Ligue 1, Lille, ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova. Zhegrova i është bashkuar klubit me kontratë pesëvjeçare, njofton Klankosova.tv. “Duke rekrutuar sot Edon Zhegrovën, LOSC pasurohet me një profil sulmues, kreativ dhe të fortë. I ri, por tashmë i përballur me ndeshjet ndërkombëtare, mesfushori kosovar mishëron një përforcim për të ardhmen, por edhe për të tashmen, në zemër të gjysmës së dytë të sezonit të Lille, plot sfida të mëdha. Mirë se vjen në LOSC, Edon”, thuhet në komunikatën e klubit. Lille, këtë sezon gjendet në vendin e dhjetë në tabelën e ligës më të madhe në Francë. 𝙉𝙚𝙬 𝘿𝙤𝙜𝙪𝙚 𝙞𝙣 𝙏𝙤𝙬𝙣 🔥#MercatoLOSC w/ @NBFootball pic.twitter.com/uImpD8hQd4 — LOSC (@losclive) January 14, 2022 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days