Zyrtare: Drenica përforcohet me mbrojtësin Agyaren NULL NULL 26.08.2022 19:43 26.08.2022 19:43 Drenica ka njoftuar se ka nënshkruar me qendërmbrojtësin Benjamin Agyare, në huazim nga Drita. Klubi nga Drenica këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv. Agyare do të jetë i gatshëm për të ndihmuar ekipin që nga ndeshja e radhës. “Qendërmbrojtësi Benjamin Agyare, është përforcimi më i ri, i cili tashmë është i gatshëm për të ndihmuar ekipin që nga ndeshja e radhës”, thuhet në njoftim “Agyare është transferuar në formë huazimi nga FC Drita”.