Zyrtare: Ballkani përforcohet me mesfushor bullgar NULL NULL 05.02.2026 17:15 05.02.2026 17:15 FC Ballkani ka shtuar një tjetër emër në projektin e tij sportiv, duke arritur marrëveshje me mesfushorin bullgar Stanislav Petkov. Klubi nga Suhareka vazhdon të ndërtojë skuadrën për objektivat e radhës, duke u fokusuar në afrime të reja dhe lojtarë me perspektivë. 21-vjeçari ka kaluar sezonet e fundit në futbollin e Evropës Lindore dhe Qendrore, ku ka fituar përvojë të vlefshme ndërsa te therandasit pritet të sjellë ritëm, forcë fizike dhe siguri në organizimin e lojës.